Të fundit

Përkrahësi i LVV-së emërohet në Këshillin Drejtues të UP-së, reagon Rron Gjinovci

Selim Bezeraj, Rifat Krasniqi, Azem Hajdari, Arian Krasniqi dhe Naser Kabashi janë emëruar sot anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit.

Për emërimin e Bezerajt dhe Kraniqit në këtë këshill ka reaguar Rron Gjinovci, përcjell Paparaci.

Ai në Facebook ka shkruar se Selim Belzeraj është plagjiator kurse Rifat Kransqi anëtar i LVV-së.

“Me ma së shumti vota të mbledhuna në Senat të UP-së, plagjiatori Selim Bezeraj me 23 vota zgjedhet anëtar i Këshillit Drejtues. I dyti mbas tij me 20 vota, anëtari i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, i njohuri nga skeqi i stupcave Rifat Krasniqi”, shkruan Gjinovci.

Rifat Krasniqi dhe Albin Kurti

Krejt në fund ai uruar ministren e arsimimit Arbërie Nagvci dhe kryeministrin Albin Kurti, për siç shkruan “kapjen e institucioneve arsimore”

“Urime organizatës së VV-së në universitet SKV-së e cila në koalicion me organizatën e Arian Janovës patën 7 senatorë studentë! Urime Ministres Nagavci këtë përparim në Arsimin e Lartë! Urime Kryeministrit fillimin e kapjes së institucioneve arsimore! Urime organizatave të shoqnisë civile dhe aktivistave vazhdimin e luftës së vjetër me kundërshtarët e ri!”, përfundon statusi i tij.

Ndryshe, votimi i këtyre anëtarëve është përcjellur me tensione para rektoratit të UPK-së, për çka dhe ka ndërhyrë policia.

Tensione mes studentëve e policisë para Rektoratit

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci