Të fundit

Rama bëhet “i hidhur” në Austri: Ndjej keqardhje për BE-në

Edhe një herë, Kryeministri Edi Rama, ka treguar hidhërimin e tij për Bashkimin Europian, për pamundësinë për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të vetos së Bullgarisë.

Këtë herë Rama ka folur nga Forumin Europian Wachau për temën “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE”, i ftuar bashkë me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.

“Disa e kuptojnë mirë ndërsa disa të tjerë kanë nevojë për më shumë shtysë. Sot BE ka nevojë për Ballkanin po aq sa Ballkani ka nevojë për BE. Nuk është ide e mirë të ftosh dikë nga Ballkani dhe ta lësh të ulet. Se kërkon shumë kohë të dëgjosh fjalën e tij.”

“Nuk ka vend më të mirë se Austria për të marrë veten nga mbledhjet depresive nga mbledhjet në Bruksel. Dua të falënderoj Kancelarin për mikërpitjen. Ai është ulur këtu sic u ul në këshillë sepse emrat e vendeve tonë fillojnë me A. Austria ky shtet që ka qenë përherë krah Shqipërisë. Pra pas këtyre fjalëve të bukura kam frikë se do bëhem i hidhur se duhet të flas për BE”, tha Rama.

Kryeministri Rama shtoi se ndihet i keqardhur se si një vend i NATO ka marrë peng dy vende të tjera për integrimin.

“Më duhet të them se ndihem i keqardhur për BE. Shumë i keqardhur. Shumë e kanë komentuar ato që unë thash, si një zemëratë e madhe, po mund të jetë. Por ka të bëjë me BE jo me ju. Qëndruam atje për 4 orë të tëra. I pamë i dëgjuam dhe ndjemë pafuqinë e tyre përballë situatës ku një vend i NATO si Bullgaria merr peng dy vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Në mes të një luftë të nxehtë. Ajo qëmton pasiguri historike para syve të 26 vendeve të tjera që nuk bëjnë dot asgjë”.

“Dua të them se kjo nuk lidhet vetëm me Bullgarinë. Është vetëm shprehja finale. E frymës së thelluar të zgjerimit. Ka diçka më të thellë. Dëgjojmë se Vladimiri është sëmurë. Por dhe BE nuk duket se është shumë e shëndetshme.” tha Rama./abcnews.al/

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci