Të fundit

Tërmeti “trondit” Lojrat Mesdhetare të Oranit në Algjeri

Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter ndodhi të dielën mbrëma pranë qytetit Oran në Algjerinë perëndimore, ku po zhvillohen edhe Lojërat Mesdhetare.

Njoftimi është bërë nga Qendra Kërkimore për Astronomi, Astrofizikë dhe Gjeofizikë (CRAAG), ndërsa fatmirësisht nuk janë regjistruar dëme të rënda materiale dhe lëndime.

Sipas kontakteve edhe me ekipin olimpik shqiptarë atje ka patur disa lëkundje në orën 20:17 12 km në veri të Gdiel është regjistruar e para, rreth 20 km në lindje të Oranit, të ndjekur nga dy tërmete me magnitudë 3.2 dhe 4 ballë, njofton ndërkohë CRAAG.

Disa shtëpi janë dëmtuar në qytetin e Arziut, që ndodhet rreth 40 km në lindje të qytetit të Oranit, siç u bë e ditur, nga mbrojtja civile.

Video nga Paradoks

"Kundër faljes së tokave", "Dhuratë e Millosheviqit": Krejt çka thoshte Kurti për vendimin që tash po e zbaton për Manastirin e Deçanit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci