Të fundit

Shqiprim Arifi nga Haga zbulon bisedën me Kadri Veselin

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka dhënë detaje nga vizita e tij në Hagë, ku ka takuar ish-krerët e UÇK-së që po mbahen atje nën akuzat për krime lufte.

Arifi, teksa shpërndau një video në Facebook nga kjo vizitë, deklaroi se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare që janë në paraburgim në Holandë duhet të lirohen sa më shpejt dhe të kthehen të pafajshëm në vendlindjet e tyre.

Mes tjerash, Arifi zbuloi se çfarë i ka thënë ish-kryeparlamentari Kadri Veseli gjatë vizitës në Hagë.

Ai tregoi se ish-kryetari i PDK-së i ka thënë atij se “gajlen e Preshevës, e ka si për Mitrovicën”.

“Sapo vizituam vëllezërit tonë që po mbahen padrejtësisht në Hagë, për ta theksuar gjithashtu edhe një herë respektin që e kemi për udhëheqësit të UÇK-së, ushtria e cila është bosht dhe themeli i Kosovës. Konsiderojmë që do të lirohen sa më shpejt dhe të pafajshëm dhe të kthehen në vendlindjet dhe familjet e tyre dhe deri atëherë që shpresojmë që Gjykata merr parasysh kërkesat e tyre që të mbrohen në liri. Dua të citoj, kam qenë shumë i befasuar me prosperitetin e të tre vëllezërit që janë këtu si Kadri Veseli, ish-presidenti Thaçi dhe baci Jakup, i cili gëzon shëndetin e mirë”, theksoi Arifi.

“Kanë dhënë fjalë pozitive, një nga fjalët që më ka mbetur në mend prej të tre prej tyre, është që besojmë dhe mendojmë për të gjithë kombin. Më ka lënë shumë përshtypje, një nga fjalët e ish-kryeparlamentarit ishte që të thuhej ‘gajlen e Preshevës e kam si të Mitrovicës, që për neve është brengë në vazhdimësi, por vjen koha që edhe për Preshevën do të bëhet mirë’, shtoi i pari i Preshevës.

Po ashtu, krejt në fund, Arifi tha se “ka përfunduar vizitën në Hagë me shpresën, që e ardhmja është në liri për ta dhe të dalin nga aty në mënyrë të pafajshme”.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci