Të fundit

“Xhebrailat” pritet të dhurojnë spektakël në ndeshjen historike të Ballkanit

Tifo-grupi nga Suhareka, “Xhebrailat” duket se do të dhurojnë spektakël në ndeshjen e 5 korrikut, ku klubi i tyre, Ballkani do të takohet me Zalgirisin.

Ballkani arriti kualifikimin në rrethin e parë për Ligën e Kampionëve pasi u shpall kampion në Kosovë. Ndeshjen e parë në garat evropiane do ta zhvillojnë në stadiumin “Fadil Vokrri” përball ekipit nga Lituania.

Ndërsa, teksa kanë mbetur edhe një javë para ndeshjes, “Xhebrailat”, kanë njoftuar se kanë nisur përgatitjet për të sjellë diçka unike.

“Xhebrailat janë duke u përgaditur për të sjellur diqka unike si dhe ta përfaqësojmë qytetin e Suharekës në mënyrë dinjitoze. Andaj ju ftojmë të gjithëve të na bashkangjiteni në një udhëtim masivë drejt Prishtinës”, thuhet në njoftimin e “Xhebrailave”.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci