Të fundit

Facebooku dhe Instagrami largojnë postimet ku ofrohen pilula aborti

Facebooku dhe Instagrami kanë filluar t’i heqin postimet ku ofrohen pilula aborti, si pasojë e vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila i ka dhënë fund mbrojtjes kushtetuese për abortin.

Postimet e tilla në mediat sociale kishin shënjestër të ndihmonin gratë që jetonin në shtete ku lejohej aborti deri të premten e shkuar, kur “papritur hyri në fuqi” ai që ndalon këtë proces, raportoi Associated Press.

Veprimi i rrjeteve sociale vjen pasi Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e njohur si “Roe kundër Wade”, të vitit 1973 që e shpalli aksesin ndaj abortit si një të drejtë kushtetuese.

Memet dhe përditësimet e postimeve që shpjegonin sesi gratë mund të merrnin ligjërisht pilula aborti me postë, shpërthyen nëpër platforma sociale.

Pothuajse menjëherë, Facebooku dhe Instagrami filluan t’i heqin disa nga këto postime, ashtu si miliona njerëz në të gjithë SHBA-në që po kërkonin qartësi rreth abortit.

Kërkimet e përgjithshme të pilulave të abortit, si dhe postimet që përmendin versione specifike si mifepristoni dhe misoprostol, u rritën papritur të premten në mëngjes në Twitter, Facebook dhe Reddit, sipas një analize nga firma e inteligjencës mediatike “Zignal Labs”.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci