Të fundit

Detaje të reja nga vrasja në Gjilan

Mbrëmjen e së martës në lagjen ”Arbëria” në Gjilan, Egzon Rafuna 21 vjeç u privua nga jeta me armë zjarri, ndërkaq në këtë përleshje meti i plagosur edhe Valdrin Halimi 29- vjeçar.

Në këtë përleshje të armatosur ishin të përfshirë gjashtë personat, për të cilët Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka caktuar masën paraburgimin ndaj pesë personave, në afat prej 30 ditësh.

Ndërkaq në një njoftim të ri, policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është gjetur substancë e dyshuar narkotike, e llojit marihuanë.

Po ashtu, në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

“VRASJE E RËNDË – Gjilan, 08.11.2021 – 20:40.  Në lidhje me rastin, është raportuar se me 09.11.2021 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka qenë pjesëmarrës në vepër, po ashtu dhe i dyshuari i cili ka qenë duke u trajtuar është intervistuar. Ndërsa në vendin e ngjarjes,  është gjetur sasi substancës e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 10.5 gram dhe një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, në total të arrestuar për këtë rast janë pesë persona”, njofton Policia.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci