Të fundit

Gjendet vetura e djalit të kryetarit të Fushë Kosovës

Vetura e djalit të kryetarit të komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha është gjetur nga Policia dy ditës pasi ishte raportuar e vjedhur.

Policia ka njoftuar se i dyshuari për vjedhjen e veturës është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërguar në mbajtje.

Ndërkaq vetura i është kthyer pronarit, Guri Berishës.

“Fsh. Sllatine e Madhe, Fushë Kosovë, 07.11.2021 – 19:10. Në lidhje me rastin, është raportuar se është identifikuar vendndodhja e veturës  e cila ishte lajmëruar e vjedhur dhe me vendim të prokurorit automjeti është sekuestruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura i është kthyer pronarit”, njofton Policia.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci