Të fundit

Kryetari i LDK-së, kryeministrit: Zgate zot, po shkon qysh unë dua të të shoh

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pasur kritika të ashpra për kryeministrin Albin Kurti, të cilin e akuzon se s’po merr masa për ta luftuar rritjen e çmimeve në vend.

“Politikisht je t’u shku ku unë dua të të shoh. Si kundërshtar politik i yti, je duke shkuar në drejtimin ku unë dua të të shoh, zgjate zot! Por për qëllime të vendit, je t’u e marrë në qafë. Mosmarrja e masave Albin është korrupsion. Po e varfëron shtresën e pasur dhe të mesme e edhe më shumë”, ka thënë Abdixhiku në Kuvend.

Tutje, i pari i LDK-së ka thënë se Qeveria nuk është në gjendje të përmend as edhe një masë që dëshmon se ka zhvillim ekonomik në Kosovë.

“Ju nuk keni sjellë zhvillim ekonomik dhe nuk jeni në gjendje të përmendni as edhe një masë qe dëshmon se ka zhvillim ekonomik në Kosovë. Inflacioni është 13 për qind, rekord historik ky inflacion. Nuk vjen prej Albinit, por prej luftës së Putinit. Por çështja nuk është ç’po bën Putini, por Albini për ta zbutur këtë gjendje. Ne kemi punë me Albinin dhe jo me Putinin”, ka thënë ai.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci