Të fundit

Komuna ndan 100 mijë euro për KF Malishevën që menaxhohet nga tregtari i naftës

Komuna e Malishevës ka marrë vendim për ndarjen e më shumë se 100 mijë eurove për ta ndihmuar klubin e futbollit të qytetit, FC Malisheva.

Në formë të subvencioneve, pas kërkesës së klubit drejtuar komunës, Kuvendi Komunal ka rënë dakord për ndarjen e 100,040 eurove. Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Malishevës, Argjend Thaçi, ka zbuluar për KosovaPress shifrën e mjeteve financiare që është ndarë për këtë klub.

“Po, sot kemi ndarë 100 mijë e 40 euro për Klubin e Futbollit Malisheva. Ato shkojnë në formë të subvencioneve pas kërkesës së klubit”, ka thënë Thaçi.

Sikurse Kuvendi Komunal i Malishevës kishte vepruar këtë vit edhe Asambleja e Suharekës, mirëpo vendimi ishte hedhur poshtë nga Qeveria e Kosovës.

Më 30 maj, Asambleja Komunale e Suharekës kishte miratuar vendimin për ndihmë ndaj klubit të futbollit, Ballkani, meqë rast i ishin ndarë 80.000 euro.

Vendimin e marrë nga Komuna e Suharekës e ktheu mbrapsht Qeveria e Kosovës. Ky vendim dyshohet të jetë anuluar për shkak se përfitues do të ishte një biznes privat, pronari i FC Ballkanit.

Paparaci ka tentuar të marrë informacione rreth mënyrë së aplikimit nga ana e Malishevës, por drejtuesit e klubit kanë refuzuar të japin detaje për çështjen. Isë Ulluri, sekretar i KF Malishevës, i tha mediumit se “nuk mund të japë sqarime për shkak se ato janë çështje të brendshme të klubit”.

Klubi i futbollit Malisheva është i regjistruar edhe si biznes privat në sistemin e Agjencisë së regjistrimit të bizneseve në Kosovë. Pronar i klubit, sipas regjistrit të bizneseve në ARBK, është Driton Morina.

Morina është një tregtar i naftës dhe pronar i kompanisë së derivateve “Patroni SH.P.K”.

Përpos ndihmës financiare nga komunat përkatëse, klubet sportive në Kosovë përfitojnë edhe nga ligji për sponsorizim.

Malisheva sezonin që lamë pas kishte arritur për herë të parë në histori të klubit inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar. Ndonëse rrezikuan në barazh, ata siguruan qëndrimin në Superligë edhe për një sezon. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci