Të fundit

Pallati i Presidencës në Shqipëri jepet me koncesion

Është publikuar plani i restaurimit të Pallatit të Brigadave ku qeveria shqiptare mësohet se ka vendosur të menaxhojë Ansamblin Historik të Pallatit të Brigadave përmes një partneriteti të quajtur PMI (Plan Menaxhimi i Integruar).

Sipas kontratës theksohet se partneritet do të zgjasë 20 vite. Por sipas ligjit “Për trashëgimin kulturore dhe Muzetë” kontrata e rijetëzimi lidhet për një kohëzgjatje deri në 20 vjet, ka të drejtë rinovimi edhe për 20 vite të tjera. Në total shkon 40 vjet.

Por, vendimi i qeverisë i referohet ligjit 27/2018 “Për trashëgimin kulturore dhe Muzetë” ku në pikën 5 të saj thuhet: Kontrata e rijetëzimi lidhet për një kohëzgjatje deri në 20 vjet, me të drejtë rinovimi vetëm një herë, nëse subjekti ka përmbushur me korrektësi të gjitha detyrimet kontraktuese, në bazë të raportit të Inspektoratit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore. Një gjë e tillë nënkupton që fondacioni, i cili e ka marrë me koncesion restaurimin e Pallatit Presidencial dhe që mbahet sekret, ka të drejtë rinovimi edhe për 20 vite të tjera, çka do të thotë për 40 vite.


Pallati Presidencial, i njohur si Pallati i Brigadave, filloi të ndërtohej nga Mbreti Zog I në vitin 1936. Ky pallat i projektuar nga tre arkitektë italianë do të shërbente si rezidenca e mbretit Zog.

Për shkak të shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste më 1939, mbreti Zog u largua nga vendi dhe nuk arriti kurrë ta shihte pallatin mbretëror të përfunduar.

Ndërtimi i pallatit u përfundua në vitin 1941 nga italianët, të cilët vendosën aty shtabin qendror të ushtrisë së tyre. Në këtë pallat ka qëndruar edhe mbreti i Italisë Viktor Emanueli III gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 1941.

Pallati mbretëror u quajt “Pallati i Brigadave” nga regjimi komunist, i cili e përdori për pritje dhe ceremonira shtetërore. Nga viti 1992, emri zyrtar i këtij institucioni është “Pallati Presidencial”.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci