Gjatë premierës së filmit “House of Gucci” në Mbretërinë e Bashkuar Lady Gaga dukej mahnitëse e veshur me një fustan ngjyrë vjollcë.
Pamja e saj në tapetin e kuq u pajis me një pelerinë magjepsëse dhe Gaga e shfrytëzoi në maksimum duke pozuar në formën më të mirë.

Ylli i popit dhe aktorja, 35 vjeçe, e kombinoi fustanin me nuancë rrushi me doreza shkëlqyese, gete deri te kofshët dhe çizme të zeza dhe të larta.

Ajo e kompletoi kombinimin e saj me shumë bizhuteri diamanti Tiffany & Co. – duke përfshirë byzylykë, vathë gjigantë, një unazë dhe një qafore – plus grim sysh të errët në të njëjtën nuancë vjollce.

E pranishme ishte gjithashtu aktorja Salma Hayek, e cila jo vetëm që shfaqet në film, por gjithashtu është e martuar me François-Henri Pinault – CEO i Kering, kompania mëmë e Gucci.

