Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka pranuar të largohet nga klubi, ani pse ka edhe një vit të mbetur në kontratë.
Sipas raportimeve të prestigjiozes francez, L’Equipe, Pochettino së bashku me stafin e tij kanë arritur marrëveshje me klubin për tu larguar para se të përfundojë kontrata.
Me këtë rast, tekniku argjentinas do të përfitojë 10 milionë euro nga klubi parisien.
Ndërkohë, PSG-ja pritet të nënshkruajë me Christophe Galtier, i cili vetëm se ka konfirmuar largimin nga Nice.
