Për fyerjet e rënda ndaj veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është paralajmëruar protestë ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati.
Këtë e ka paralajmëruar anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, në Facebook.
Ai ka pyetur ndjekësit e tij se a janë për një protestë kundër ministrit Murati.
“Protestë kundër Hekuran Muratit? – Po – Jo – Nuk e di”, ka shkruar Krasniqi.
Kujtojmë se Ministri i Financave, Hekuran Murati, kishte shkruar më 2016 se Kosovës po i kushtojnë më shumë veteranët se sa do i kishin kushtuar disa mercenarë.
Ai, derisa kishte kalkuluar shifrat e pensioneve për veteranët e luftës, kishte shkruar se “këta tre muaj lufte të një ushtrie guerile donë me na dalë shumë më shtrenjtë se një ushtri e rregullt”.
