Të fundit

Trishtim në Spanjë: Ka ndërruar jetë trajneri i Rafael Nadalit

Eduardo Mena, një nga trajnerët më të famshëm dhe më të suksesshëm atletik në Spanjë, njëherazi ish-futbollist, ka vdekur të enjten në moshën 56-vjeçare.

Mena kishte probleme me aortën e zemrës, për këtë arsye u operua dy herë të mërkurën, por pavarësisht përpjekjeve të mjekut për t’i shpëtuar jetën, operacioni i dytë rezultoi me një fund tragjik.

Bëhet fjalë për një ish-futbollist, i cili pas karrierës së tij iu përkushtua përgatitjes atletike të sportistëve si trajner.

Ai filloi të punojë me yjet më të mëdhenj nga e gjithë bota e sportit.

Midis tyre janë të mëdhenjtë e futbollit si Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos, Roberto Carlos e shumë të tjerë, por ai nuk ka punuar vetëm me futbollistë, klient i tij deri në vdekje ka qenë edhe një nga tenistët më të mirë të të gjitha kohërave, Rafael Nadal.

Përveç sportistëve, ai ka bashkëpunuar edhe me shumë  yje nga sfera publike, këngëtarë, aktorë e shumë të tjerë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci