Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ishte afër transferimit te skuadra e Galatasarayit, por kushtet e transferimit dhe paga e lartë e kërkuar nga ai thuhet të ketë shtyrë ekipit turk të tërhiqet nga gara.
Lazio i ka vendosur një çmim prej 12 milionë eurove reprezentuesit kosovar, ndërsa sipas mediumit turk “Hurriyet”, Muriqi kishte kërkuar një kontratë katërvjeçare me pagë prej 2.5 milionë eurove në vit.
Kështu, Galatasaray është larguar nga tavolina e bisedimeve kur e ka kuptuar se kostoja totale pa taksa arrin në 22 milionë euro apo 382 milionë lira turke.
Lazio është e vendosur për ta larguar nga skuadra 28-vjeçarin dhe duket se skuadra e vetme që do të paguaj 12 milionë euro është Hull City.
