Të fundit

Haxhi Gjoni, skulptori që gurët i shndërroi në vepra artistike

Kjo vjeshtë e kësaj kohe pandemike, për skulptori nga Peja, do të mbetet gjatë në kujtesë, pasiqë për të, kjo ishte ekspozita e parë, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë.
Për dhjetë vite skulptori Haxhi Gjoni ka gjetur gurë dhe ka eksploruar nëntokën e Kosovës, në kërkim të gurëve, të cilët siç tregon ai posa i merr në dorë i studion dhe mendon se çfarë forme mund të ju japë pastaj.

“Është një dekadë punë që po shpaloset në këtë natë. Si fillim kam punuar me gurë të trevave tona atëherë më është dhënë mundësi që përmes një familjari, Xhevdet Gjoni, të kem edhe gurë nga pothuajse të gjitha vendet e botës”, tregon ai për KultPlus.

Për rreth katër muaj, Gjoni ka punuar intensivisht që tri forma të plisit t’i gdhendë nga gurët e mermerit që i ka marrë në Maqedoninë e Veriut. Punimet e tij prej mermeri janë rezultat i punës së tij të madhe gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit.

“Frymëzimi për këta gurë fillon qëkur e marr gurin në formë natyrale, pastaj e shikoj dhe analizoj dhe mendoj se çfarë mundem me kriju prej atij guri. Pra merr kohë për me e gjet se çfarë mund të bëj me atë gurë bazuar në vet faktin që janë natyral dhe ata brenda kanë të krisura, ingluzione, mbeturina kështu që unë duhet ti ndaj ato në mënyrë që ta nxjerri sa më të pastër gurin dhe sa më kualitet”, tregoi Haxhi Gjoni për KultPlus.

Në mesin e punimeve të tij të ekspozuara kishte medaljone si dhe figura të tilla si “Skënderbeu”, “Koka e Shqiponjës”, “Hyjnesha në fron”, “Koka e Kalit”, “Mikelangjelo”, “Nënë Tereza” e të tjera, figura këto të farkëtuara në gurin afrikan, indian apo të Ballkanit.

Pikërisht këto figura përbëjnë edhe pullën postare të trashëgimisë kulturore e historike të kombit shqiptar prandaj edhe ekspozita mban titullin “Pullë postare”.

Në ekspozitën “Pullë Postare” e cila do të qëndrojë e hapur në Galerinë e Ministrisë së Kulturës janë ekspozuar gjithsej 25 punime përmes të cilave autori shpërfaq kreativitetin e profilit të vet si skulpturor.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci