Të fundit

Një grua kapet në Aeroport duke tentuar të fusë 11 kg stoli argjendi

Në pikë kalimin kufitar të Aeroportit oficerët doganor kanë parandaluar futjen e 11 kilogramëve stoli të argjendit.

Njësitet antikontrabandë kanë zbuluar se një udhëtare në Aeroportin e Prishtinës ka tentuar të fusë argjend të padeklaruar nga Turqia.

“Njësitet Antikontrabandë kanë ushtruar kontrolle tek udhëtarët të cilët udhëtonin nga Turqia përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ku rreth orës 23:30 është selektuar një udhëtare e dyshuar për kontrolle detaje. Pasi që pala ka hyrë në kanalin e gjelbër është selektuar për skanim të valixhes dhe kontrolle, në njërën nga valixhet e saj përmes skanerit është vërejtur se ka mallra të cilat nuk janë deklaruar në doganë dhe pas verifikimit është konstatuar se ka stoli argjendi të padeklaruara”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Gjithsej, njoftohet se kanë qenë stoli argjendi 11.2 kg – unaza, vath, qafore, hallka dore, zinxhirë dore dhe qafe, etj.

Të gjitha mallrat janë konfiskuar dhe ndaj udhëtares ka filluar procedura e rregullt kundërvajtëse.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci