Të fundit

Whatsapp vjen me një super risi

Ju do të mund të qëndroni “të padukshëm” ndërsa jeni në linjë në WhatsApp kur shkruani një mesazh, dërgoni një foto, ose regjistroni një zë me veçorinë e re që vjen në aplikacionin e mesazheve të çastit.

Faqja Wabetainfo, i paraprin këtij lajmi, duke njoftuar se privatësia do të mbrohet me modalitetin “i padukshëm”, i ngjashëm me atë që ju lejon të përdorni browser për të shfletuar online pa lënë gjurmë. Do t’ju duhet të ndryshoni disa cilësime që të jeni në paqe nga “stalkers”.

Wabetainfo ka publikuar, një pamje screenshot të marrë nga një version beta i WhatsApp për iOS, por funksioni duhet të jetë i disponueshëm edhe për Android dhe për versionin desktop të aplikacionit.

Koha e prezantimit të risisë nuk është treguar, por duket se do të mjaftojë të futet seksioni “Kush mund të shohë informacionin tim personal” në ekranin e Privatësisë së Cilësimeve. Aty do të shfaqet hyrja “Kush mund të shohë kur jam online”.

Pra, duke zgjedhur cilësimin më kufizues që është “Asnjë”, kur jeni i lidhur në WhatsApp për të shkruar një mesazh, për të dërguar një foto ose për të regjistruar një zë, askush nuk do të mund t ‘ju të shohë nëse jeni në linjë./A2CNN

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci