Të fundit

Vendi me jetëgjatësinë më të lartë në botë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara në gazetën kineze “South China Morning Post” tregojnë se jetëgjatësia mesatare e banorëve të Hong Kongut, është më e larta në botë.

Statistikat e Bankës Botërore tregojnë se mosha mesatare e burrave në Hong Kong është 82 vjeç, ndërsa mosha mesatare e grave është 88 vjeç.

Gjithashtu kjo normë është më e larta krahasuar me vende të tjera si Japonia, Singapori dhe Italia.

Gazeta kineze “South China Morning Post” shpjegoi arsyet e këtij fenomeni, duke thënë se “ka shumë faktorë që kontribuojnë në rritjen e jetëgjatësisë së njerëzve në Hong Kong, veçanërisht rimëkëmbja ekonomike dhe mirëqenia shoqërore”.

Kontributi i mirëqenies ekonomike në Hong Kong ndikon në ofrimin e shërbimeve bazë sociale me cilësi të lartë, veçanërisht të kujdesit shëndetësor të disponueshëm në nivele të larta për të gjithë.

Përveç kësaj, sipas gazetës, banorët e Hong Kongut ndjekin stile jetese të shëndetshme që përfshijnë ushtrimin e përhershëm, veçanërisht në mëngjes.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci