Të fundit

Trupi i ish-kryeministrit japonez kthehet në shtëpinë e tij në Tokio

Një autokolonë që mban trupin e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe ka mbërritur në shtëpinë e tij në Tokio.

Abe u qëllua për vdekje derisa po fliste në një aktivitet të fushatës politike të premten në mëngjes në qytetin jugor të Nara-s.

Policia që po heton atenatin ka thënë se i dyshuari kishte inat ndaj një “organizate specifike”.

Sulmuesi i dyshuar, i quajtur Tetsuya Yamagami, 41 vjeç, besonte se Abe ishte pjesë e kësaj organizate, thanë ata.

Yamagami ka pranuar se e ka qëlluar atë me një armë të bërë vetë, sipas policisë.

Derisa një makinë që po bartte trupin e Abe-s mbërriti në rezidencën e tij në Tokio, anëtarët e Partisë së tij Liberale Demokratike në pushtet, të veshur me të zeza, u rreshtuan për të bërë nderimet e tyre.

Kryeministri aktual Fumio Kishida pritet ta vizitojë këtë pasdite.

Sipas raporteve të mediave lokale, një vigjilje nate do të mbahet të hënën dhe varrimi i Abe-s do të bëhet të martën

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci