Të fundit

Pse personat që përdorin Photoshop-in në rrjetet sociale nuk janë të lumtur?

Në botën e sotme, përdorimi i tepërt i Photoshop-it mund të gjendet në shumicën e fotove që shohim.

Nga reklamat tek revistat, ne jemi të rrethuar pafundësisht nga imazhe joreale. Në një shoqëri që promovon një fizik të përsosur dhe tipare si “normale”, vajzat dhe gratë e reja shpesh ndiejnë presionin për t’u përshtatur me pritshmëritë jorealiste të promovuara përmes fotove të ndryshuara në mënyrë dixhitale.

Jo vetëm që përdorimi i tepërt i Photoshop-it në foto dërgon një mesazh të dobët, por gjithashtu mund të shkaktojë vetëbesim të ulët dhe probleme me imazhin e trupit.

Të gjithë mund të kemi defekte sa i përket pamjes së jashtme, mirëpo Photoshop-i “zhduk” ato. Nuk e dimë sesa ju e përdorni këtë aplikacion, mirëpo ky veprim mund të fshehë probleme serioze që lidhen me shëndetin mendor dhe vetë-përceptimin.

Editimi i fotove është bërë një trend

Editimi i fotove përpara publikimit në rrjetet sociale është bërë një gjë e zakonshme tek personazhet e famshëm, por edhe tek përdoruesit e zakonshëm. Në pamje të parë, ky veprim i pafajshëm mund të duket si një dëshirë e thjeshtë për të përmirësuar pamjen dhe për t’u shfaqur tek të tjerët si më të mirët. Por në realitet, pasiguria, çështjet e imazhit të trupit dhe gjendjet depresive mund të fshihen pas gjithë kësaj.

Selfie-t ndikojnë në humorin tuaj

Nëse bëni selfie çdo ditë, ky ritual mund t’i bëjë njerëzit të ndihen jo në humor të mirë dhe të dekurajuar. Rrjetet sociale rrisin përqëndrimin në pamjen tonë dhe kjo gjë ndikon veçanërisht tek vajzat e reja. Një selfie e bukur është mjet ideal për të krijuar një përshtypje të mirë tek njerëzit që na ndjekin. Vajzat e reja kanë tendencë të postojnë më shumë foto selfie se kushdo tjetër.

Njerëzit duan të duken perfekt

Ka disa programe siç ju e dini që ndryshojnë tiparet e fytyrës dhe krijojnë një pamje perfekte, por largohen nga realiteti. Ju vërtet mund të dukeni bukur në sytë e të tjerëve, por nuk jeni ju.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci