Të fundit

Këto priten të jenë çmimet për iPhone 14 dhe Pro Max

Faqja e njohur, Anthony ka publikuar disa informacione rreth serisë iPhone 14, duke përfshirë edhe çmimet e modeleve të reja.

Janë publikuar informacionet për modelet Apple iPhone 14, iPhone 14 Plus/Max, iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max, me specifikat kryesore dhe çmimet e mundshme të këtyre modeleve.

Tipper @TheGalox_ thekson se iPhone 14 dhe iPhone 14 Plus do të kushtojnë përkatësisht 779 euro dhe 879 euro, ndërsa iPhone 14 Pro do të kushtojë 1042 euro.

Më i shtrenjti do të jetë iPhone 14 Pro Max, i cili është modeli më i fortë në gamë dhe do të kushtojë 1167 euro në versionin e tij bazë.

Nëse çmimet e përmendura rezultojnë të sakta, mund të ndodhë që fansat e Apple do të duhet të paguajnë deri në 1654 euro për iPhone 14 Pro Max me 1 TB hapësirë ruajtëse.

Kjo përputhet me strategjinë aktuale të kompanisë Cupertino, e cila tarifon 487 euro shtesë për iPhone 13 Pro Max, nëse përdoruesi dëshiron 1 TB hapësirë ruajtëse. Versioni bazë i telefonit kushton 1070 euro.

Me një çmim të mundshëm prej 16654 euro, iPhone 14 Pro Max 1 TB do të ishte iPhone më i shtrenjtë i Apple i lëshuar ndonjëherë (duke mos përfshirë edicionet speciale dhe pajisjet e personalizuara).

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci