Të fundit

Një kompani e famshme rumune hap filial në Kosovë

Kompania ndërtimore rumune, Masterbuild, ka hapur një filial në Kosovë, e cila do të marrë përsipër aplikimin e projekteve operative në Ballkan.

Masterbuild është një kompani ndërtimore rumune me të hyra vjetore deri në 15 milionë euro, raporton Forbes.ru.

Sipas raportimit të Forbes, Materbuild ka ndërtuar rreth 50 mijë metra katror objekte ushtarake të NATO-s dhe OKB-së në rajonin e Afrikës dhe Evropës Perëndimore.

Nisjen e operacioneve të kompanisë në Kosovë, e ka konfirmuar Ștefan Vayna, drejtor ekzekutiv i Masterbuild.

Me më shumë se 60 punëtorë, Masterbuild ka regjistruar të hyra prej 15 milionë eurove në vitin 2022.

Kompania është aktive që nga viti 2005 dhe në vitin 2017 ndërtoi stadiumin modern të futbollit në qytetin e Kraiovës në Rumani.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci