Të fundit

EIA: Viti 2023 do të ulë çmimin e naftës

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent do të jetë mesatarisht 104 dollarë për fuçi në vitin 2022 dhe 94 dollarë për fuçi në vitin 2023, njoftoi Administrata Amerikane e Informacionit të Energjisë (EIA).

Sipas EIA-së, perspektiva afatshkurtër e energjisë e korrikut është subjekt i pasigurisë së shtuar që rezulton nga një sërë faktorësh, përfshirë pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia.

”Faktorët që nxisin pasigurinë për furnizimin me energji përfshijnë se si sanksionet ndikojnë në prodhimin e naftës të Rusisë, vendimet e prodhimit të OPEC+ dhe shkallën me të cilën rritet prodhimi i naftës dhe gazit natyror në SHBA”, shpjegon EIA.

Më tej EIA thekson se inventarët globalë të naftës sipas parashikimit të saj do të rriten me 0,8 milionë fuçi në ditë në vitin 2022 dhe se do të mbeten të pandryshuara në vitin 2023.

”Ne presim që konsumi global i lëndëve djegëse të lëngshme të rritet me 2,2 milionë fuçi në ditë në 2022 dhe me dy milionë fuçi në ditë në 2023”, thuhet në deklaratë.

EIA tha se prodhimi i naftës së papërpunuar të OPEC-ut do të rritet me 2,4 milionë fuçi në ditë në mesatarisht 28,7 milionë fuçi në ditë në 2022 dhe do të rritet më tej në 29,3 milionë fuçi në ditë në 2023.

Parashikimet e EIA-s thonë se pret që eksportet e LNG-së të SHBA-së të jenë mesatarisht 10,5 miliardë metra kub në ditë gjatë gjysmës së dytë të 2022, që është një rënie prej 6,0 për qind nga gjysma e parë e vitit.

Kjo sasi është një rënie prej 14 për qind në eksportet e LNG-së në SHBA nga parashikimi i qershorit i IEA-së.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci