Rrjeti social Twitter ka rënë nga sistemi që nga mesdita e sotme. Mesazhi që shfaqet është “this page is down”.

Një problem i tillë thuhet se ka kohë që nuk i ka ndodhur këtij rrjeti.
Problemet e fundit të Twitterit vijnë vetëm disa ditë pasi rrjeti social ngriti një padi kundër Elon Musk, njeriu më i pasur në botë.
Musk po përpiqet të anulojë marrëveshjen e blerjes prej 44 miliardë dollarësh bazuar në pretendimet që Twitteri nuk ka arritur të plotësojë kërkesat për informacion mbi aktivitetin e boteve dhe spam-eve në platformë
Rrjeti socialderi më tani nuk ka dhënë ndonjë deklaratë sqaruese në blogun zyrtar të tyre në lidhje me problemin e shfaqur.
