Sulmuesi shqiptar, Armando Broja duket se është lënduar gjatë fazë përgatitore me skuadrën e Chelseat.
Broja iu bashkua ekipit londiez para disa ditëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në disa foto të publikuara sot, duket se sulmuesi shqiptar ka pësuar një lëndim.
20-vjeçari shihet në foto me këmbën e lënduar, ndërsa është duke vëzhguar pjesën tjetër të ekipit nga jashtë fushës.

Nga Chelsea ende nuk ka ndonjë informatë zyrtare rreth lëndimit të Brojës.
