Të fundit

Shkarkimi i Fadil Kodrës: dokumentet e demantojnë rëndë ministrin Sveçla

Tri shkresa zyrtare të emërimit dhe shkarkimit të Fadil Kodrës, e demantojnë arsyetimin e ministrit Sveçla për largimin nga puna të ish-drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave.

Dokumentet zyrtare, të cilat i ka siguruar Paparaci, dëshmojnë se Sveçla ka shfuqizuar vendimin e gabuar për shkarkimin e Kodrës.

Ai ka shfuqizuar një vendim të vitit 2015 të ish-ministrit Skender Hyseni, por ka anashkaluar një vendim të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për emërimin e Kodrës, raporton Paparaci.

Vendimi i nxjerrë nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj më 2018, të cilin e ka injoruar ministri Sveçla, e caktonte Kodrën drejtor të AME-së me mandat pesë vjeçar prej periudhës së emërimit.

Vendimi i nënshkruar nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj për caktimin e Fadil Kodrës, drejtor të AME-së

“Qeveria e Republikës së Kosovës i rekomandon Kryeministrit të Kosovës të emërojë z. Fadil Kodra, Drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave”, thuhej në pikën 1 të vendimit të firmosur nga ish-kryeministri Haradinaj.

Kësisoj, bazuar në shkresat qeveritare, Fadil Kodra rezulton të jetë shkarkuar nga pozita e drejtorit të AME-së rreth një vit para skadimit të mandatit të tij në krye të agjencisë.

Ndërkaq, vendimi të cilin e ka marrë shfuqizuar ministri Sveçla, është tri vite më i vjetër sesa vendimi i ish-kryeministrit Haradinaj. Ky vendim mban datën 13 mars, 2015 dhe ishte nxjerrë nga ish-ministri Skënder Hyseni.

Përmes këtij vendimi, ish-ministri Hyseni e kishte caktuar Kodrën ushtrues detyre të drejtorit të AME-së, e cila sipas dokumenteve, ka pasur vlefshmëri deri në vendimin e ardhshëm të vitit 2018 kur Kodrës iu është vazhduar mandati.

Vendimi i nxjerrë nga ish-ministri Skender Hyseni më 2015

Pikërisht këtë vendim e ka shfuqizuar të enjten ministri aktual i Punëve të Brendshme dhe e i është referuar atij si arsyetim për shkarkimin e Kodrës.

“Ju njoftojmë se Ministri Sveçla e ka shkarkuar dje nga detyra z. Kodra. Për korrektësi, z. Kodra ka qenë në funksionin e tij me vendim si Ushtrues Detyre i Drejtorit dhe jo Drejtor i Përgjithshëm i AME-së”, ka thënë një zëdhënëse e MPB-së për Paparacin.

Vendimi i ministrit Xhelal Sveçla për shkarkimin e Fadil Kodrës

Fadil Kodra ka shërbyer si udhëheqës i agjencisë që menaxhon me njësitë e zjarrfikësve që nga viti 2010, kur ishte emëruar në këtë pozitë nga Qeveria “Thaçi 1”. Për shtatë vjet, Kodra shërbeu si Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, ndërkaq në pesë vitet e fundit ka ushtruar pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm në këtë agjenci.

Sipas përshkrimit zyrtar, misioni i AME-së është mbështetja e qytetarëve për tu përgatitur, mbrojtur dhe reaguar nga të gjitha rreziqet e mundshme, kryesisht ato natyrore.

Drejtori i shkarkuar nga detyra është familjar i Ilaz Kodrës, Komandantit të Brigadës 114 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ra heroikisht gjatë luftën për çlirimin e Kosovës më 30 prill, 1999.

Paparaci ka tentuar të kontaktojë me Fadil Kodrën të premten, por ai ka qenë i paqasshëm në telefon. /Paparaci.com

Pushteti lë pa punë edhe një familjar të heroit Ilaz Kodra

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci