Të fundit

Humbi jetën në sulmin me raketa në Vinnytsia, publikohet foto e 4-vjeçares

BBC ka publikuar foton e 4-vjeçares ukrainase që humbi jetën nga sulmi me raketa ruse në Vinnytsia.

Katër vjeçarja me emrin Liza ishte mes tre fëmijëve që u vranë të enjten e kaluar nga raketat ruse që goditën qendrën e Vinnytsia.

Ndërkohë mësohet se bashkë me Lizën e vogël është vrarë edhe e ëma e a saj, Irina Dmitrieva.

Midis fotove të publikuara nga BBC është edhe fotoja e karocës e shkatërruar dhe e lyer me gjakun e 4-vjeçares.

Para sulmit tragjik e ëma e 4-vjeçares kishte postuar në rrjetet sociale një video me të bijën, të dyja duke buzëqeshur në një ditë të bukur plot me diell.

Kur filloi lufta, ata ishin kthyer në Vinnytsia nga Kievi për siguri, sepse ishte larg vijës së frontit. Por me sa duket se asnjë vend nuk është më i sigurt në Ukrainë.

Ndërkohë familjarët e të zhdukur pas sulmeve me raketa në qytetin qendror të Ukrainës, Vinnytsia, kanë dorëzuar mostra të ADN-së për të ndihmuar zyrtarët të identifikojnë viktimat, sipas një shefi të policisë ukrainase.

“Katërmbëdhjetë të afërm të personave të zhdukur kanë dorëzuar mostrat e tyre biologjike”, tha Ihor Klymenko, shefi i Policisë Kombëtare të Ukrainës, në një deklaratë.

“Specialistët tanë kanë kryer tashmë më shumë se 200 krahasime të profileve të përzgjedhura të ADN-së. Dymbëdhjetë nga 19 personat e identifikuar u njohën me ndihmën e kësaj teknologjie të shpejtë të identifikimit të ADN-së,” shtoi Klymenko.

Tetë persona janë ende të zhdukur, thuhet në deklaratën e Klymenko. Të paktën 23 persona u vranë në sulmin sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, duke përfshirë tre fëmijë.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci