Të fundit

Britania shpall emergjencë kombëtare për shkak të temperaturave të larta

Parashikuesi i motit i Zyrës Meteorologjike të Britanisë ka shpallur një emergjencë kombëtare, duke lëshuar një paralajmërim të kuq “nxehtësie ekstreme” për pjesë të Anglisë për të hënën dhe të martën e javës së ardhshme, kur temperaturat mund të arrijnë nivele rekord.

“Temperaturat e jashtëzakonshme, ndoshta rekord, do të jenë të hënën, pastaj përsëri të martën,” tha Zyra Met në faqen e saj të premten.

“Netët ka të ngjarë të jenë jashtëzakonisht të ngrohta për Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht në zonat urbane. Kjo ka të ngjarë të çojë në ndikime të përhapura te njerëzit dhe infrastrukturën.”

Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Britani ishte 38.7 gradë e regjistruar në Kopshtin Botanik të Universitetit të Kembrixhit më 25 korrik të vitit 2019.

Në fillim të kësaj jave, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar dhe Zyra Met lëshuan një alarm të nivelit të tretë të ngrohjes shëndetësore për disa pjesë të vendit, i cili kërkon që shërbimet sociale dhe shëndetësore të marrin masa shtesë për të mbrojtur të cenuarit.

Alarmi i kuq, i nivelit të katërt, përcaktohet në faqen e internetit të Met Office se arrihet “kur një valë e nxehtë është aq e fortë dhe/ose e zgjatur saqë efektet e saj shtrihen jashtë sistemit të kujdesit shëndetësor dhe social. Në këtë nivel, sëmundja dhe vdekja mund të ndodhin në mesin e personave të aftë dhe të shëndetshëm, dhe jo vetëm në grupet me rrezik të lartë.”

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci