Të fundit

Pse ka një fjongo në pjesën e përparme të brekëve të grave?

Disa mendojnë se ajo është e lezetshme, ndërsa të tjera aq shumë i bezdis, andaj e heqin atë.

Kohë më parë, në forumin e internetit “Reddit: është shfaqur një pyetje interesante, e cila është kështu –Pse shumica e brekëve të femrave kanë një fjongo në pjesën e përparme?

Duke gjykuar nga përgjigjet e kësaj pyetjeje, ekzistojnë disa teori të ndryshme për temën e fjongos.

Shumica e njerëzve mendojnë se brekët kanë qenë pa një llastik elastik në skajet, i cili tani ekziston për të mbajtur të brendshmet më afër trupit, kështu që i janë qepur shiritat për t’u forcuar dhe lidhur në një fjongo në pjesën e përparme.

Ky shpjegim është në një farë mënyre logjik, sepse brekët do të ishin të vështira për t’u veshur dhe rregulluar nëse do të lidheshin nga pjesa e pasme.

Të tjerët shkruajnë se fjongoja është në pjesën e përparme, sepse gratë në të kaluarën ngriheshin shumë herët, para lindjes së diellit, dhe visheshin në errësirë ose nën dritën e qirinjve, kështu që fjongot ua lehtësonin veshjen, sepse e dinin se cila anë të brekëve është e përparme dhe e cila e pasme.

Ndonëse sot nuk ekzistojnë më probleme të tilla, dizajni i brekëve me fjongo ndoshta ka mbetur për shkak të traditës, shkruan “The Sun”.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci