Të fundit

Rusët ia mësyjnë Serbisë për t’u injektuar me vaksinat të prodhuara nga Perëndimi

Kur rregullatorët rusë miratuan vaksinën e vendit kundër coronavirusit, familja ruse Pavlov ishte në mesin e familjeve të tjera që nxitoi për t’u injektuar. Por autoritetet ndërkombëtare shëndetësore ende nuk e kanë miratuar vaksinën Sputnik V.

Kështu që kur familja nga qyteti Rostov-on-Don donte të vizitonte Perëndimin, ata kërkuan një vaksinë që do t’i lejonte ata të udhëtonin lirshëm – një kërkim që i solli ata në Serbi, ku qindra qytetarë rusë janë dyndur javëve të fundit për të marrë vaksinat kundër COVID-19 të miratuara nga Perëndimi, raporton AP News, transmeton Telegrafi.

Duke qenë se Serbia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, është një zgjedhje e përshtatshme për rusët që i kërkojnë këto vaksina, pasi ata mund të hyjnë në Serbi pa viza dhe sepse iu ofron atyre një zgjedhjeje të gjerë të vaksinave të prodhuara nga Perëndimi.

Udhëtimet e organizuara për rusët janë rritur dhe ato mund të shihen në Beograd, si në hotele, restorante, bare dhe klinika të vaksinimit.

“Ne morëm vaksinën Pfizer sepse duam të udhëtojmë nëpër botë”, tha Nadezhda Pavlova, 54-vjeçare, pasi mori vaksinën fundjavën e kaluar në një qendër të gjerë vaksinimi në Beograd.

Burri i saj, Vitaly Pavlov, 55-vjeçar, tha se ai donte “që e gjithë bota të ishte e hapur për ta dhe jo vetëm disa vende”.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci