Të fundit

Policia daneze konfiskon Lamborghinin që tejkaloi shpejtësinë, do ta vë në ankand

Policia daneze ka konfiskuar një veturë luksoze me performancë super të shpejtë, pasi pronari i saj është kapur duke e vozitur atë me shpejtësi të madhe, në rrugën nga Gjermania për në Norvegji, ka bërë të ditur një gazetë në Danimarkë.

Pronari i veturës, një qytetar irakian, i cili aktualisht banon në Norvegji, e i cili nuk është identifikuar, është kapur të enjten duke vozitur 236 kilometër në orë, me Lamborghini Huracan, në autostradën ku shpejtësia maksimale e lejuar është 130 kilometër në orë. Sipas një ligji të ri danez, policia mund ta konfiskojë veturën e vozitësit të papërgjegjshëm, dhe ta vë në ankand për shitje, ndërkohë që paratë nga shitja shkojnë direkt në arkën e shtetit.

Gazeta The Nordjyske ka bërë të ditur se burri irakian e kishte blerë veturën në Gjermani, disa orë para se t’i konfiskohej. Blerja i kishte kushtuar 310,000 dollarë. Jess Falberg, oficer në detyrë në policinë daneze ka thënë për këtë gazetë se pronari “ishte zemëruar” kur vetura i ishte konfiskuar.

Ndërkohë, edhe pronari do të gjobitet për tejkalim të shpejtësisë në autostradë.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci