Të fundit

Kurti: Varret në Rezallë, dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë

Gjetja e eshtrave të viktimave të masakrës së Rezallës dhe rivarrimi i tyre në Kosovë, janë dëshmi e gjenocidit që ka bërë Serbia në Kosovë, ka thënë kryeministri Albin Kurti.

Në ceremoninë e rivarrimit të nëntë martirëve të masakrës së Rezallës, Kurti ka thënë se nuk do të ndalen deri në prurjen e drejtësisë.

“Sot 22 vjet e gjysmë pas ditës së kobshme viktimat po kthehen për të pushuar në tokën e tyre. Këto varre këtu janë e vërteta, dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Jemi bashkë për të nderuar sot dëshmorët e martirët e Kosovës. Nuk do të ndalemi deri sa të sjellim drejtësi për ta”, ka thënë ai, shkruan Koha.net.

E kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, ka thënë se drejtësia ndërkombëtarë duhet të merret me kryesit e krimeve të luftës që gjenden ende në liri. Ai ka thënë se ata (shqiptarët) që i dolën në ballë padrejtësisë që iu bë Kosovës gjatë luftës nga Serbia, tani po gjykohen në Hagë padrejtësisht.

Eshtrat e gjetur ai tha se janë argumenti për të treguar “kriminelët” e luftës.

“Kjo tokë para 22 vjetësh u ujit me gjakun e pafajshëm të 98 shqiptarëve. Ata u vranë në një nga masakrat më të pamëshirshme te kryera nga Serbia. Nga ajo shpëtuan vetëm tre qytetarë për të qenë dëshmitarë të atij tmerri. Sot po rivarrosim nëntë nga viktimat të cilët u identifikuan në varrezën masive në Kizhevak. Këto masakra, këto arkivole janë arkiva e cila argumenton se kush ishin kriminelët e vrasësit. Ne ishim viktima, ne ishim në të drejtën tonë, në tokën tonë. Akoma kriminelët e kësaj masakre dhe të tjerave nuk kanë dalë para drejtësisë. Drejtësia ndërkombëtare duhet të merret me ta. Për ironinë e fatit në Hagë po gjykohen padrejtësisht ata që i dolën në ballë kësaj barbarie. Ata do të kthehen ballëhapur sikur fitimtarë. Sot unë ndjej dhe ndaj dhimbjen e thellë për të dashurit tuaj por ndihem krenar që gjaku i tyre u kurorëzua me liri.

Jashari ka ndarë mirënjohje për mjekun ligjor Arsim Gërxhaliu, për kontributin e dhënë në identifikim dhe rivarrimin e viktimave nga lufta e fundit në Kosovë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci