Të fundit

Dalin kundër partive të tyre – tre funksionarë përkrahin Kastratin

Një funksionar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe dy të tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Komunën e Kamenicës, kanë dal haptas në mbështetje të kandidaturës së Qendron Kastratit.

Jeton Biqkaj i LDK-së dhe Ramadan Basha e Naim Arifi të AAK-së, kanë kundërshtuar vendimet e subjekteve të tyre partiake për të mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje në garën e balotazhit në Kamenicë. Janë rreshtuar përkrah kryetarit aktual të komunës.

Ramadan Basha kryesoi listën për asamblistë të AAK-së në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ndërkaq Naim Arifi është një ish-drejtor komunal në Kamenicë.

Ndërkaq, kundërkandidati i Kastratit nga Lëvizja Vetëvendosje, Kadri Rahimaj, ka marrë mbështetjen e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe është duke u mbështetur nga ish-kryetari i komunës, funksionari i LDK-së, Shaip Surdulli.

Në rundin e parë të zgjedhjeve lokale në Kamenicë, Qëndron Kastrati nga PSD-ja arriti të siguronte 32.52 për qind të votave kundrejt Kadri Rahimajt të LVV-së që fitoi 31.01 për qind. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci