Të fundit

Përmbytje në ShBA, 25 të vdekur

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Kentucky, SHBA ka shkuar në 25 dhe pritet të rritet edhe më tej, tha sot guvernatori i shtetit amerikan.

“Ne kemi disa lajme të këqija për të raportuar sot nga Kentucky lindor ku jemi ende në fazën e kërkimit dhe shpëtimit,” shkroi Andy Beshear në Tëitter.

“Numri i të vdekurve ka arritur në 25 dhe ky numër me siguri do të rritet”, tha demokrati i zgjedhur.

“Ka ende shumë njerëz për të cilët nuk kemi asnjë lajm dhe në këtë fushë, do të jetë e vështirë të japim një numër të saktë të personave të zhdukur”, deklaroi ai për CNN, transmeton Paparaci.

Shirat e rrëmbyeshëm goditën pjesën lindore të shtetit rural gjatë mbrëmjes së mërkurës dhe ditës së enjte, duke i kthyer disa rrugë në lumenj dhe duke i detyruar banorët të strehohen në çatitë e shtëpive të tyre ndërsa prisnin ekipet e shpëtimit.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci