Të fundit

Shkoi t’a shuante zjarrin, zjarrfikësi në ShBA tronditet kur kupton se viktimat ishin familjarë të tij

Tre fëmijë dhe shtatë të rritur kanë vdekur në një zjarr në shtëpi në shtetin amerikan të Pensilvanisë dhe një zjarrfikës i thirrur në vendngjarje u tmerrua kur pa se viktimat ishin familja e tij.

Policia e Shtetit të Pensilvanisë konfirmoi emrat e gjashtë prej viktimave, por ende nuk ka identifikuar fëmijët më të vegjël, të moshës 5, 6 dhe 7 vjeç.

Një hetim penal ka nisur për shkaqet e rënies së zjarrit, që mendohet se ka filluar në verandë herët në mëngjesin e së premtes.

Harold Baker, një zjarrfikës i kompanisë vullnetare të zjarrfikësve Nescopeck, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se të vdekurit ishin djali, vajza, vjehrri, kunati, kunata, tre nipërit dhe dy të afërm të tjerë.

Ai tha se tre fëmijët që vdiqën, dy djem dhe një vajzë, nuk jetonin në atë shtëpi por kishin shkuar për vizitë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci