Të fundit

Alarmojnë prodhuesit e betonit: Çmimi i çimentos është rritur nga 90 në 150€

Kompanitë prodhuese të betonit i janë drejtuar me një letër institucioneve të shtetit, pas rritjes së çmimit për një ton çimento nga 90 në 150 euro.

Në letrën që posedon Paparaci këto kompani shkruajnë se puna e tyre është bërë e papërballueshme si pasojë e rritjes së çmimeve të çimentos.

“Ndryshimet në vitin aktual janë të papërballueshme për mbarëvajtjen e procesit të punëve tona si prodhues, dhe gjithë sektorit të ndërtimtarisë. Kjo pasi që nga janari që ishte çmimi 90 euro për ton, në këtë moment ka arritur deri në 150 euro për ton”, shkruhet ndër të tjera në letër.

Tutje në letrën drejtuar Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrisë së Tregtisë së Kosovës theksohet se konsumi vjetor i çimentos arrin në rreth 1.2 milion euro dhe prejardhja është kryesisht nga “Sharrcem”-i, Fushë-Kruja e Shkupi.

“1.2 milionë tonë me ndryshim në çmim prej 60 euro për ton, 72 milionë euro ndryshim që konsiderojmë se i fitojnë prodhuesit e cementit dhe tregtarët e cementit në dëm të prodhuesve të betonit dhe sektorit të ndërtimtarisë. Poashtu, marrë parasysh që kemi kontrata të mëhershme për furnizim me beton me çmime të volitshme, kjo po bëhet e papërballueshme dhe do të na shkaktojë humbje”, thuhet më tutje në letër.

Pronarët e këtyre fabrikave dhe njëherësh edhe shkruesit e kësaj letre kanë kërkuar nga Autoriteti i Konkurencës, pasi dyshojnë se rritja e çmimeve është bërë në mënyrë të organizuar.

“Kërkojmë nga Autoriteti i Konkurencës që ta hetojë këtë dukuri pasi që sipas informacioneve që kemi ne si tregtar, fabrikat e cementit në vendet e origjinës nuk i kanë ngriut çmimet por ngritja e çmimeve është duke ndodhur vetëm në Kosovë. Ju lutem të merrni parasysh këtë informatë dhe kërkesë tonën pasi që në të kundërtën do të duhet të ndërprejmë aktivitetin tonë deri në kohë të pacaktuar”, përfundon letra e nënshkruan nga Muhamet Sinani, Mensur Hasani dhe Ramadan Salihu.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci