Të fundit

Vdes këngëtarja dhe aktorja e njohur, Olivia Newton-John

Këngëtarja dhe aktorja Olivia Newton-John ka vdekur të hënën në moshën 73 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e australianes së lindur në Angli e ka konfirmuar bashkëshorti i saj, John Easterling.

“Dama Olivia Newton-John ndërroi jetë paqësisht në fermën e saj në Kaliforninë Jugore këtë mëngjes, e rrethuar nga familja dhe miqtë”.

“Ne kërkojmë që të gjithë ta respektojnë privatësinë e familjes gjatë kësaj kohe shumë të vështirë. Olivia ka qenë një simbol i triumfeve dhe shpresës për më shumë se 30 vjet duke ndarë rrugëtimin e saj me kancerin e gjirit”, thuhet në deklaratën e postuar në faqen e saj të Instagramit nga bashkëshorti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olivia Newton-John (@therealonj)

Olivia kishte njoftuar në shtator të vitit 2018 se ishte duke u trajtuar nga kanceri që lokalizohej në në bazën e shtyllës së saj kurrizore.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci