Të fundit

Hetimet për korrupsion detyrojnë kancelarin austriak të japë dorëheqja

Të mërkurën, prokurorët kanë hetuar Kancelarinë, Ministrinë e Financave dhe zyrat e partisë konservatore të Kurzit. Paratë e buxhetit të shtetit dyshohet se u keqpërdoren mes viteve 2016-2018. Gjatë këtyre viteve, ai u bë fillimisht kryetar partie pastaj në vitin 2017 fitoi edhe postin e kancelarit.

Në një rast tjetër gjyqësor, 35-vjeçari ishte nën hetime gjatë muajit maj nën dyshimet për deklarata të rrejshme në Komisionin parlamentar, akuzë të cilën e ka mohuar

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, të shtunën ka ofruar dorëheqjen për t’i dhënë fund krizës shtetërore të shkaktuar pas njoftimit të prokurorisë se ai është cak i hetimeve për akuzat për korrupsion. 35-vjeçari ka propozuar që ministri i Punëve të Jashtme, Alexander Schallenberg, të jetë pasardhës i tij si kancelar. Vetë Kurzi ka thënë se planifikon të bëhet shef i Grupit parlamentar të Partisë Popullore të Austrisë. Partia e tij i ka dalë në krah pasi prokurorët njoftuan të mërkurën për hetimet që po zhvilloheshin. Mirëpo, partnerët e vegjël qeverisës, të Gjelbrit, të premten kanë thënë se Kurzi nuk mund të jetë kancelar dhe kanë kërkuar që partia e tij të nominojë dikë më të denjë për zëvendësimin e tij.

Liderët e opozitës kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Kurzit dhe po planifikonin që të martën të nisnin mocionin e mosbesimit ndaj tij.

“Tani na duhen kushte të qëndrueshme”, ka thënë Kurz në konferencën për media të shtunën. “Prandaj, me qëllim që të zgjidhim ngecjen, unë dua të lëshoj rrugë për të parandaluar kaosin dhe për të siguruar stabilitet”, ka shtuar ai.

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, gjatë së enjtes ka mohuar keqpërdorimet dhe ka premtuar se do të mbetet lider i shtetit edhe pas konfirmimit se është pjesë e hetimeve të prokurorisë rreth akuzave për ryshfet.

Të enjten, partneri i tij qeverisës ka thënë se akuzat kanë pasur ndikim negativ dhe kanë ngritur dyshimet në lidhje me aftësinë e kancelarit që të udhëheqë me shtetin e Austrisë. Kurzi dhe nëntë persona të tjerë dyshohen se me para të buxhetit kanë paguar një gazetë për raportime pozitive. E njëjta gazetë ka bërë sondazhe të rrejshme për popullaritetin e kancelarit austriak.

Të mërkurën, prokurorët kanë hetuar Kancelarinë, Ministrinë e Financave dhe zyrat e partisë konservatore të Kurzit. Paratë e buxhetit të shtetit dyshohet se u keqpërdorën mes viteve 2016-2018.

Gjatë këtyre viteve, ai u bë fillimisht kryetar partie, pastaj në vitin 2017 fitoi edhe postin e kancelarit. Në një rast tjetër gjyqësor, 35-vjeçari ishte nën hetime gjatë muajit maj nën dyshimet për deklarata të rrejshme në Komisionin parlamentar, akuzë të cilën e ka mohuar.

Të enjten, Kurz ka thënë se është shumë i qetë në lidhje me akuzat dhe se nuk e kupton se përse është fajtor për keqpërdorime.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci