Të fundit

Prindër për herë të parë, Einxhel dhe Dagz rrëfejnë emocionet

Kur mësuan për herë të parë lajmin e shtatzënisë, Einxhel dhe Dagz nuk e besuan. Në një intervistë të fundit për ‘Pushime on Top’, ata treguan se çdo ndjesi dhe emocion në lidhje me shtatzëninë e Einxhel e kanë kaluar bashkë.

Çifti i BBV thanë se e kanë marrë me sportivitet këtë situatë, megjithëse më parë, kur i kërkonin fansat një bebe, i dukej shumë e largët ajo kohë. Ata treguan se edhe brenda shtëpisë së BBV e kishin diskutuar një gjë të tillë dhe Dagz i kishte thënë Einxhelit se do të bënte një tatuazh për të kur ta bënte baba.

‘Unë me llogaritë e mia e di se kur ndodhi, por le të mbetet private kjo gjë. Gjithë kohës kemi qenë bashkë, nëse ka një person që e kam ndarë më së shumti këtë gjendje është Dagz. I kam thënë që dyshoj që ‘jemi shtatzënë’.

‘Si ndjenjë është shumë e veçantë, unë prapë nuk e kisha shumë të besueshme derisa e dëgjova rrahjen e zemrës’, – shtoi Dagz.

‘Është shumë interesante, se ne jemi të dy njerëz sportive, i marrim gjërat me sportivitet. Kur isha në Kosovë, nuk isha mirë nga ana shëndetësore dhe motrës së Dagzit i thashë më duket se po të bëj hallë. Por testin e bëra shumë vonë. Njerëzve të afërt ua kemi thënë. Ka qenë shumë e çuditshme kur fansat na shkruanin kur do bëni fëmijë dhe unë e shihja shumë të pamundur dhe i thoja Dagzit ‘ca thonë këta’. Megjithatë që në në BBV ne e kemi folur si gjë dhe Dagz më ka thënë që në BBV do të bëj një tatuazh kur të më bësh baba’.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci