Të fundit

Ledri vazhdon komunikimin me fanse në koncerte

Ledri Vula, është njëri nga reperët më të pëlqyer nga publiku, sidomos nga femrat.

Gjatë sezonës verore, ai numëron koncerte të shumta.

E gjatë këtyre koncerteve, Ledri krijon situata të ndryshme.

Reperi ka zgjedhur mënyrën më të mirë për të kaluar nga njëri hit tek tjetri duke bashkëbiseduar me fansat.

Së fundmi, teksa po bëhej gati të performonte bashkëpunimin me Butën “Merri merri” ka pikasur një fanse të huaj në mes të turmës.

Ajo ishte me origjinë meksikane, teksa e dinte çdo tekst të këngëve të Ledrit.

Sigurisht ky detaj nuk i shpëtoi syrit të reperit i cili zhvilloi një bisedë me fansen. Momenti është xhiruar nga të pranishmit duke u bërë viral në rrjete sociale.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci