Të fundit

Aurela Hoxha poston video me partnerin e saj

Prej kohësh, modelja Aurela Hoxha është larguar nga Shqipëria pasi ka nisur një jetë të re në Spanjë, ku ka krijuar dhe një linjë me bikini.

Modelja dhe partneri i saj, Albani, pas gjashtë vitesh janë bërë prindër të një djali, të cilin e mban shumë larg syrit të publikut dhe rrallë herë poston foto të tij në rrjetet sociale.

E njëjta gjë ndodh edhe me bashkëshortin e saj, të cilin Aurela nuk e poston pothuajse asnjëherë.

Së fundmi modelja seksi ka ndarë një video në rrjete sociale, por nuk zgjodhi të na zbulojë asgjë më shumë vetëm krahun e partnerit të saj, teksa ecin së bashku. Edhe pse nuk mund të identifikojmë diçka nga ky postim.

Duke folur pak kohë më parë në një intervistë për partnerin e saj modelja tha: “Ka respektuar shumë zgjedhjet e mia dhe unë jam shumë e lumtur për këtë. Nuk mendoj se ka çifte që nuk ka zënka e probleme, por është një njeri që rrallëherë ndodhë që të më nervozojë. Edhe nëse e bën di të më qetësojë, është njeri shumë i mirë edhe ajo që vlerësoj më shumë është shpirti dhe mënyra si më bën të ndihem. Fakti që unë ndihem e plotësuar me të mjafton!”


Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci