Të fundit

Qentë endacakë ia “shqyejnë” maçokun, Ylli i reagon Komunës së Prishtinës

Pak kohë pasi e adoptoi një maçok që e quajti Loki, këngëtari Yll Limani është përballur me humbjen e tij.

Maçoku, sipas Yllit, kishte dalur për pak sekonda në oborrin e shtëpisë, ku ishte sulmuar keq nga tetë qenë endacakë.

Kjo situatë ka bërë që Ylli të reagojë ashpër ndaj Komunës, duke i bërë pyetje të rëndësishme, si “çka nëse në vend të macës do ishte fëmiu im” apo “nëse në vend të macës të isha unë”.

“Kur Loki u shqye nga qentë e lagjes, krejt çka përjetova ishte mllef dhe irritim ndaj qeverisjeve komunale që lundrojnë nëpër liqejt e tyre imagjinarë. Asnjë moment nuk u irritova me ndonjërin prej qenve” shkroi Limani në InstaStory.

Sipas tij, përgjegjëse është Komuna e Prishtinës, e cila supozohej të ishte e perjetimeve, por që nuk po jenë të bukura.

“Përgjigja normalisht që është e thjeshtë: Tek qeverisja e re e Prishtinës, për të cilët refuzoj me besu që jetojnë përbrenda renderave të tyre që kryeqytetin e shohin si planimetri të shkëputur prej problemeve ditore. Tek qeverisja e re që ka filluar mandatin duke na garantuar që mandati i tyre do të jetë i perjetimeve – të cilat s’po dalin me qenë domosdoshmërisht të bukura. Të paktën jo për familjen tonë” ka shtuar Ylli.

Ai e përfundoi rrëfimin e tij duke zbuluar tatuazhin që ka bërë në nderim të Lokit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci