Të fundit

Nepotizmi i pushtetit të LVV-së: punësohet gruaja e asamblistit në Podujevë

Xhejlane Mulliqi, bashkëshortja e Artrit Mulliqit, një asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Podujevës është shpërblyer me një pozitë të re të punës nga pushteti që udhëhiqet prej LVV-së.

Ajo është përzgjedhur si kandidate e suksesshme në funksionin e psikologes në njërën prej shkollave fillore të këtij qyteti që drejtohet nga kryetari Shpejtim Bulliqi, raporton Paparaci.

Kësisoj, LVV-ja po vazhdon t’i rehatojë familjarët dhe personat që janë të afërm me këtë subjekt politik, për çka vazhdimisht kishte hedhur kritika kur partitë e tjera vepronin në këtë mënyrë.

Në anën tjetër, vetë Mulliqi e ka pranuar punësimin e gruas së tij në institucionin arsimor, teksa ka mohuar ndikimin për rekrutimin e saj në atë konkurs.

Megjithatë, përveç gruas së tij, në Komunën e Podujevës është punësuar edhe motra e tij, për të cilën ai thotë se nuk ka qenë asamblist i LVV-së në kohën kur ajo e ka marrë kontratën e punës.

“Punësimi është i vërtetë, por motra punon në arsim prej 2011, masanej një kohë ka qenë e larguar prej pune, tani një konkurs ka hyrë prapë. Edhe gruaja është e punësuar me një gjysmë-norme, por me konkurs të rregullt. Nuk e di si ka ndodhur. Një kohë ka pauzuar. Nuk e di saktë, ose 2019 ose 2020, është në shkollë fillore”, tha ai të dielën në një bisedë telefonike për Paparacin.

Po ashtu, ai theksoi se në konkursin kur është pranuar gruaja e tij nuk ka pasur shumë konkurrencë.

“Gruaja ka gjasa që është punësuar në vitin 2021-2022. Në kohën kur është punësuar motra s’kam qenë asamblist, ndërkohë gruaja u punësu masi jam zgjedhur asamblist. Në konkurs konkurrenca ka qenë shumë e vogël, për 4 pozita kanë konkuru 7-8 persona, kështu që nuk ka pasur ndonjë send”, shtoi ai.

Paparaci ka kontaktuar edhe me drejtorin e Arsimit në Komunën e Podujevës, Avni Fetahu, por i njëjti nuk ka dhënë detaje për këtë çështje, teksa ka mbyllur telefonin pas pyetjeve rreth pranimit të gruas së asamblistit të LVV-së në këtë komunë. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci