Fitorja me Hungarinë ishte mjaft e rëndësishme për fatin e Kombëtares së Shqipërisë për të luftuar deri në fund për një biletë në Kampionatin Botëror.
Por ky tre pikësh ishte historik për Shqipërinë pasi asnjëherë më parë në historinë nuk ka arritur të grumbullojmë 15 pikë në grupet eliminatoreve as për Kampionat Evropianit dhe as për ato për Kampionat Botëror.
Tre fitoret në tre sfidat e fundit ka bërë që Shqipëria të besojë deri në fund gjithashtu të shënojë rekord në aspektin e historisë.
Në vitin 2016 kur u kualifikuam në Kampionatin Evropian, arrinim të grumbullonim 14 pikë me trajnerin Gianni de Biasin në krye.
Por ndryshe nga atëherë këtë radhë ka edhe tre sfida të tjera përpara që të arrijmë të grumbullojmë akoma dhe më shumë pikë që do ta dërgonin për herë të parë në historinë në Kampionat Botëror.