Të fundit

“Nuk jemi vend i madh por kemi shpirt”

Armando Broja u bë sërish heroi i kombëtares shqiptare.

20-vjeçari hyri si zëvendësues duke shënuar golin e fitores ndaj Hungarisë, që i jep Shqipërisë shumë shpresa për të arritur kualifikimin në Botëror.

Pas ndeshjes, Broja u shpreh i lumtur për golin.

“Gjithmonë kam besim, në të gjitha ndeshjet kam qejf të bëj gol dhe të ndihmoj skuadrën. Shënova, i dhashë skuadrën fitores dhe më vjen mirë”, u shpreh ai.

Ndonëse shënoi golat e fitores në dy ndeshjet ndaj Hungarisë, Broja nuk ka polemizuar për faktin që i ka nisur të dyja ndeshjet nga banka rezervë.

“Kam qenë i dëmtuar pardje në stërvitje, dhe trajneri më pyeti a je 100% i thashë ‘PO’ pasi për fanellën, për Shqipërinë bëj gjithçka, hyra me besim të bëj golin të ndihmoj ekipin dhe morëm 3 pikët. Për Poloninë do të shohim në stërvitjen nesër, por sot në ndeshje isha mirë, e kisha mirë këmbën”, pohoi sulmuesi i Southampton.

Sipas Brojës, Shqipëria duhet të besojë deri në fund për vendin e dytë në grup.

“Nuk jemi vend i madh por kemi shpirt, shyqyr që morëm tre pikë, duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të përqendruar për sfidën me Poloninë”, përfundoi Broja.

Sulmuesi 20-vjeçar u inkuadrua në fushën e lojës në minutën e 66-të të takimit, derisa saktësisht dhjetë minuta para fundit të kohës së rregullt realizoi golin e fitores së madhe të Shqipërisë në Budapest.

Video nga Paradoks

"Në VV s'mundesh me pasë mendim privat": Valon Syla flet edhe për 'përzierjen' e fesë në politikë - "Ibrahim Rugova i ka fitu 68% me fotografi të Nënës Terezë e Papa Gjon Palit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci