Të fundit

Serbia e cilëson “lojë politike të Kurtit” masën anti-damping të Kosovës

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka reaguar pasi Kosova ka vendosur për masën anti-damping, duke thënë se është kundër dispozitave të CEFTA-s.

Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që Republika e Kosovës “vepron kundër rregullave të tregtisë”, shkruan agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Ai ka thënë se vendosja e masës mbrojtëse për dy produkte është një “lojë politike e Kurtit”.

“As Beogradi nuk pati mundësinë të deklarojë dhe ofrojë argumentet e tij mbi masat anti-damping, siç parashikohet në nenin 22 të marrëveshjes CEFTA, as nuk u informuam për masat përmes mekanizmit CEFTA, por përmes mediave,” tha Petkoviq.

Ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka njoftuar se kanë marrë dy vendime për masa mbrojtëse antidamping ndaj disa produkteve nga Serbia.

Në një konferencë për media të premten, Hajdari bëri të ditur se njëri vendim cakton masën antidamping prej 3 centë për kilogramë në importin e koncentratit të kafshëve dhe shpezëve nga Serbia.

Ndërsa, vendimi tjetër cakton një masë antidamping prej 3 centë për njësitë e bllokut ndërtimor me origjinë nga Serbia.

Sipas saj, dy vendimet janë marrë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, teksa shton se kanë pasur edhe hetime paraprake për këtë.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci