Të fundit

Vitia pranon disfatën në Prishtinë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka pranuar humbjen në Prishtinë.

Ai ka thënë se kryetar i ri i Prishtinës, është Përparim Rama, kundër-kandidati i tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Sipas rezultateve që kemi pranuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prishtina tashmë ka një kryetar të ri dhe ai është Përparim Rama”, tha Vitia, i cili deklaroi se ai personalisht dhe Lëvizja Vetëvendosje do t’i qëndrojnë përkrah kryetarit të ri të kryeqytetit.

Vitia u dorëhoq nga pozita e ministrit të Shëndetësisë muajin e kaluar, për të kandiduar për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci