Të fundit

Këto janë nenet e Kodit Penal që duhet t’i lexojnë të gjithë komisionerët

Komisionerët e angazhuar në zgjedhje elektorale kanë zakonisht shumë punë në ditën e votimeve.

Të deleguar për të siguruar mbarëvajtje të rregullt të procesit dhe ruajtje të votës, ata duhet të përgatiten edhe para ditës së zgjedhjeve. Një prej gjërave që duhet të bëjnë: të lexojnë Kodin Penal të Repupublikës.

Të gjithë komisionerët duhet ta lexojnë edhe një herë Kodin Penal të Republikës së Kosovës, në veçanti kapitullin 18 ku flitet për veprat penale kundër të drejtave të votimit.

Ky kapitull përmban 11 Nene. Disa prej tyre duhet të lexohen me vëmendje nga komisionerët.

“Cenimi i fshehtësisë së votimit (215)”, “Falsifikimi i rezultateve të votimit (216)” dhe “Asgjësimi i dokumenteve të votimit (217)”, tregojnë parashikimin e ashpër të dënimit nëse këto vepra kryhen nga Zyrtarët e Komisionit Zgjedhor.

Kodi i ri penal “Nr. 06/L-074 Kodi Penal i Republikës së Kosovës” është miratuar nga Kuvendi i Kosovës në janar të vitit 2019.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci